Dieta të ndryshme kanë ide të ndryshme sa i përket ushqimit që duhet të hamë dhe atij që duhet t’i shmangemi. Tek e fundit, nuk është aq e rëndësishme se sa shumë hamë, por si hamë.
Trupi ynë është dizajnuar në atë mënyrë që sa herë që hamë ushqim, trupi të merr energji. Nëse kjo energji nuk shpenzohet gjatë kohës që duhet të shpenzohet, atëherë shndërrohet në dhjamë i cili akumulohet në trup.
Por nëse hamë në porcione të vogla të cilat nuk na mbajnë gjatë, atëherë trupi ynë nuk do të merr asgjë nga këto ushqime. Si rezultat, ne mund të hamë çfarëdo që të duam dhe të mos shëndoshemi.
“Mund të duket e çuditshme, por të hash gjashtë herë ushqim është më mirë se sa të hash tre herë”, thotë ekspertja e ushqimit, Michelle.
Kur ne hamë ushqim shpesh dhe në porcione të vogla, ne absorbojmë më shumë substanca të shëndetshme nga ushqimi dhe trupi është i gatshëm të humb peshë. Gjithsesi, cilësia e dietës tonë është shumë e rëndësishme:ju nuk do të jeni më të shëndetshëm nëse hani, për shembull, gjashtë hamburgera në ditë. Kështu që sigurohuni të konsumoni më shumë ushqime të shëndetshme, siç janë frutat dhe perimet. /lajmi.net