Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases Elona Fejzollari, 24 vjeç, banuese në Pogradec.
Arrestimi i saj u bë pasi sot, ajo duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, me targë AA 668 AK, ka aksidentuar shtetasin T.P, 88 vjeç, banues në Korçë, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Korçë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.