Policia greke ka sekuestruar 174 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në orën 10:00 në rrugën rurale Filat-Igumenicë.
Mësohet se droga ishte e ndarë në 90 pako dhe u gjet në një mjet që drejtohej nga 44-vjeçari Alket Dhroso nga Saranda. Ai u arrestua menjëherë, ndërkohë që droga u sekuestrua nga policia greke.
Mediat vendase shkruajnë se droga ishte marrë në kufirin e gjelbër me qëllim futjen në brendësi të tokës greke. Hetimet vazhdojnë nga Antidroga e Igumenicës.