Mendoni se inteligjenca është një nga kriteret bazë për rekrutim në punë, ose ngritje në detyrë? Mendohuni sërish! Inteligjenca është një nga ato karakteristika që duhet të jetë në një nivel minimal në lojë: shumë inteligjencë mund të jetë e dëmshme!
Problemi është se njerëzit e zgjuar, shpesh mendojnë se janë më të zgjuar se kushdo tjetër. Ndoshta po, por kjo nuk i ndihmon ata kur u duhet të merren vesh me të tjerët. Kur ti e di përgjigjen e saktë, shpesh nuk e beson se kushdo tjetër nuk e sheh të njëjtën gjë në mënyrën sesi e sheh ti. T’u importosh të tjerëve një zgjidhje “superiore” nuk të hyn në punë.
Sigurisht, çdo punë kërkon inteligjencë dhe nivelin më të lartë e kërkojnë vende pune si kërkues, analist dhe kodues. Mirëpo, këta të fundit janë nga ata tipat që mund t’i mbyllësh në dhomë dhe të punojnë me veten e tyre. Atyre iu mungojnë inteligjenca emocionale ose aftësitë ndërpersonale, por këto “dëme” kanë pak gjasa t’u ndodhin pasi ata punojnë vetëm.
Ironia është se shpesh, ndodh që personat më të talentuar janë menaxherët më të këqinj. Kjo është e dukshme në sporte, ku superyjet e dalë në pension mund ta kenë të vështirë të trajnojnë ose të menaxhojnë në mënyrë të suksesshme ata me pak talent.
Ekipi i menaxhimit “Enron” kishte “djemtë më të zgjuar të grupit”. Menaxherët e kompanisë ishin të zgjuar, por arrogantë dhe të pasigurt. Ata ndërmorën rreziqe të mëdha që i çuan drejt humbjes së miliarda dollarëve dhe kompania u shpërbë në vitin 2001.