Policia zbardh detaje të reja nga krimi që tronditi Tiranën mbrëmjen e së shtunës.
Nga grupi hetimor mësohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy vëllezërve, por ndërhyrja e bashkëshorteve të tyre, të cilat ishin edhe motra njëkohësisht ka rezultuar fatale, pasi Kasëm Lila ka qëlluar me çifte në drejtim të tyre.
Nga dëshmitë e të afërmve të tyre, mësohet se autori i është nënshtruar dy herë ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa në javët e fundit ai shfaqej tepër agresiv, kjo edhe pas shkëputjes së pensionit të invaliditetit.
Pamundësia financiare e dy vëllezërve që jetonin në të njëjtën shtëpi ka qenë edhe një nga shkaqet e përplasjeve të vazhdueshme mes dy vëllezërve.
Por mbrëmjen e së shtunës ky konflikt precipitoi me një viktimë dhe një të plagosur. Gruaja e autorit Afize Lila ndërroi jetë ndërsa kunata e tij Zyra Lila është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes autori Kasëm Lila ka tentuar që të vetëvritet, por është arrestuar nga policia, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Banorët e zonës janë shprehur se Kasëm Lila kishte ka probleme mendore, sipas tyre ai është operuar dy herë.
Ata deklarojnë se një ngjarje e tillë ishte e paralajmëruar duke qenë se ai nuk ka mundur ta marrë kurrë veten nga ndërhyrjet dhe kishte debate vazhdimisht me familjarët e tij.
Kasëm Lila rezultonte i skeduar në regjistrat e policisë për probleme të herëpashershme mendore megjithatë nuk ka pasur urdhër mbrojtjeje për Afize Lilën.