Babai i dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko hedh poshtë dyshimet se dy djemtë e tij mund të jenë autorë të vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosjen e 2 efektivëve të RENEA-s të ndodhur mëngjesin e së mërkurës 24 qershor 2015.
Në një intervistë telefonike për Ora News Adil Aliko thotë se dy fëmijët e tij nuk janë autorë të kësaj ngjarjeje por hedh dyshime për një implikim të qëllimshëm të dy fëmijëve të tij adoleshentë.
“Kanë një vit që fëmijët mi kanë hequr nga shtëpia. Ka qenë tendencë, mi kanë implikuar dhe vazhdojnë ende të mi implikojnë. Nuk e di çfarë po luhet. Djemtë e mi edhe sikur të kenë qenë pjesë e atij grupi ata nuk kanë qëlluar sepse kanë qenë në agjërim. Fëmijët e mi agjërojnë, nuk u lejohet të prekin armë, jo më të qëllojnë. Sipas informacionit që kam unë kanë qenë të gjithë me maska. Djali i vogël i imi ka qenë në Kavajë. I madhi në zonat e Sarandës, por po ka qenë e merr përgjegjësinë vetë.
Aliko thotë se kishin qenë në tentativë këto ditë që të dorëzoheshin por ndodhi kjo që ndodhi
“I bëj thirrje nëse janë të implikuar të përgjigjen para drejtësisë, nëse janë të pafajshëm do të dalin të pafajshëm. I bëj thirrje të dorëzohen një orë e më parë. Të sqarojnë poziconin e tyre. Më ka thënë policia negocio. Negociova me fëmijët, djalin e madh dhe më ka thë rri i qetë se kam ankesë për impkimin që po i bëjnë pa prova dhe pa fakte “ shprehet ai