Kryeministri i vendit Edi Rama vijon takimet e tij me fermerët në të gjitha qarqet e vendit. Shefi i qeverisë ishte sot në Këlcyrë ku foli rreth reformave të ndërmarra në bujqësi dhe prioriteteve për të zhvilluar më tej sektorin.
Ai tha se gjatë këtyre 3 viteve janë mbi 1 mijë kilometër kanale vaditëse që janë rehabilituara dhe i janë rikthyer punës. Ai premtoi se brenda sezonit të ardhshëm objektivi është që çdo parcelë e kultivuara me kultura bujqësore të ketë mundësinë e vaditjes.
“1 mijë kilometër kanale vaditëse i kemi hapur pas bllokimit 25-vjeçar. Nuk do ketë parcelë ne Shqipëri pa u vadidur, dhe do ta realizojmë brenda sezonit të ardhshëm”, tha Rama./a.m.