Ardhja e ditëve të verës do të thotë ditë të kaluara në plazh, në pizhina, barbekju familjare, pikniqe, sporte edhe aktivitete të tjera të ushtruara në natyrë.
Por cilat janë disa nga këshillat që duhet të ndjekim për të mbajtur veten fizikisht në formë gjatë muajve të nxehtë:
1.Qëndroni të hidratuar
Pini sa më shumë ujë përpara, gjatë dhe pas aktivitetit fizik për të shmangur dehidratimin. Për ushqime me pak kalori, shtoni pjesë të frutave tuaja të preferuara si pjepri, portokalli, manaferrat ose qoftë edhe kastravec apo nenexhik në një kanë me ujë dhe lëreni në frigorifer për 2 orë.
2. Mbroni veten dhe familjarët nga dielli
Jini të kujdesshëm që të mbani kapele, dhe të aplikoni kremrat e diellit çdo dy orë.
3. Shmangni vapën e madhe
Mundohuni të ekspozoheni sa më pak dhe të shmangni vapën e madhe midis orës 12 deri në 15 pasdite, kur dielli është në pikun e tij.
4. Vishni rroba të përshtatshme
Vishni rroba të lehta, dhe me ngjyra të çelëta. Duhet të jeni të vëmendshëm edhe për copën e veshjeve. Këshillohet të jenë pambuku. Vendosni edhe syze për të mbrojtur sytë tuaj nga dielli.
5. Qëndroni brenda
Kur i nxehti është i padurueshëm më mirë qëndroni në shtëpi ose në vende të mbyllura nëse doni të ushtroni aktivitete sportive si noti, basketbolli, volejbolli ose joga.