Një fëmijë shqiptar 15 vjeçar me shtetësi zvicerane eshte plagosur me thikë para derës së shtëpisë së tij në Liesing të Vjenës, shkruan gazeta kleinenzeitung.at, njofton “albinfo.ch”.
Djali ka marre plagë të rënda në gjoks dhe i është nënshtruar ndrhyrjes kirurgjikale. Sipas informacioneve, thuhet se pas operacionit në Vjenë, djali është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autorët e kësaj vepre janë në arrati.
Sipas gazetës kleinenzeitung.at, djaloshi është emigrant nga Shqipëria, por me shtetësi zvicerane.
Policia është duke hetuar rastin për të zbuluar se mos ka pasur ndonjë grindje para se të ndodh ngjarja. Deri më tani nuk ka asnjë informacion, madje nuk ka as dëshmitarë të rastit.
Arma e ftohtë me të cilën është plagosur i riu, nuk është gjetur ende nga policia.
Familjarët e fëmijës, kanë deklaruar se djaloshi ka kaluar mirë me të gjithë dhe nuk ka pasur probleme me askënd. Edhe vetë djaloshi ka thënë se nuk e ka idenë se nga mund t`i ketë ardhur kjo goditje./a.m.