‘’Policia e Shtetit sot është e vetme në luftën kundër kanabisin’’,kjo është deklarata e deputetit të Partisë Socialiste në emisionin 45 minuta të gazetarit Denis Minga, në Report TV.
Ndreu u shpreh se Policia e Shtetit nuk merr informacione nga SHISH dhe Prokuroria, por i realizon e vetme operacionet kundër kanabisit. Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, u shpreh gjithashtu se sasia e kapur e drogës në një magazinë në Derven të Fushë-Krujës, u sekuestrua nga policia e Shtetit dhe jo nga Prokuroria.
Ndreu u pyet gjithashtu nga Minga për propozimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për përdorimin e ushtrisë në luftën kundër kanabisit. Deputeti socialist deklaroi se nuk jemi ende në kushtet për të përfshirë ushtrinë në këtë aksion.
Intervista e plotë:
Pse vijnë këto aksione të përqëndruara të kanabisit, pse janë të nevojshme?
Janë aksione normale. Kriminaliteti në moment të caktuara mund të marrë zhvillim. Është normale që policia të vëjë situatën nën kontroll. Fenoneme të ndryshyme kriminaliteti pësojnë kurbë rritëse. Ndodh në çdo vend të botës. Dhe policia është në gatishmëri të vëjë situatën nën kontroll. Kanabasi nuk është një problem që lindi sot. Është një problem shqiptar. Fillimet e këtij fenomeni janë në vitet 94. Më pas kulmoi në vitin 2000. Ne kemi ndërmarrë disa aksione të ndryshme të përqëndruara në disa vende ku kultivimi ka qenë më i madh. Në vitin 2005 fenomeni mori rrugë dhe gjeografia e përhapjes filloi të rritej. Unë rezervohem t’i jap ngjyrim politik këtij fenomeni. Por për sa kohë ish-kryeministri shprehet se unë e dija ekzistencën e kanabisit në Lazarat, por nuk ndërhyra. Kjo më jep të drejtën që kjo ka ndodhur me një arsye. Lazatari ka qenë kulmimi i kanabisit, por në Shkodër dhe në të gjitha vendet e Shqipërisë kanabisi nuk është asgjësuar. Opozita nuk bën akuza me statistika. Nuk ka ndodhur kurrë që kriminaliteti, të këtë ulje. Ndërsa me qeverisjen tonë po ndodh.
Në muajt e parë të qeverisë Rama, shpërthimet më tritol ishte të zakonshme. Fenomeni u godit dhe nuk u përsërit, pse nuk ndodh kjo gjë edhe me kanabisin?
Në kriminalitet nuk flasim për zhdukje, ka luftë kundër krimit. Ka frekuencë të ulët kriminaliteti por jo zhdukje të fenomenit. Kemi gjithashtu edhe vënien nën kontroll të fenomenit. Kontrolli i policisë sigurisht që kur fënomeni është në rritje, është më i lartë.
Pse po reziston fenomeni?
Fenomentet kriminale kanë rezistencë. Ata po rezistojnë por ne po tregojmë qëndrueshmërinë tonë ndaj krimit.
Si ka mundësi që krimi të jetë kaq i guximshëm?
Krimi ndodh në mes të Tiranës. Kriminelët organizohet siç organizohet forcat e policisë. Edhe magazina e vendosur me drogë në Derven u kap nga policia jo nga prokuroria. Nuk ka kapur ndonjëhërë prokuroria ndonjë gjë. Policia është i vetmi institucion që e ka seriozisht luftën kundër krimit. Të tjerët bëjnë sehir. Policia e Shtetit është vetme në luftën kundër krimit.
Në çfarë kuptmi është vetëm ?
Policia e Shtetit ka vetëm mbështjetjen e qeverisë, të mazhorancës. Në luftën kundër kanabisit policia është e vetme. Ky është një problem social. Të gjithë duhet të jemi kundër në luftën kundër kanabisit. Edhe SHISH duhet të jetë më afër policisë me informacionet.
Manjani kërkon përfshirjen e ushtrisë në këtë aksion, së pari a është e mundur dhe a do ishte ndihmë ushtria?
Unë nuk mendoj se nuk jemi në ato kushtet për të përdorur ushtrinë. Policia po punon me efektivitet, ka arritur rezultate deri tani. Nuk jepen opionine dhe konsiderata në media, jepen nga analiza të mirwfillta të kriminalitetit. Policia përballë një gjendje të papërballueshme, mund të raportojë. Të drejtën e analizës së këtij fenomëni është policia.
Nga informacionet që kam, forcat e rendit kanë mungesa nw numrin e personelin dhe burimet financiare?
Policia e Shtetit është një strukturë dinamike që mund të lëvizë në personel. Nëse në moment të caktuar kriminaliteti shfaq rritje ne mund të shtojmë forca policore. Ky nuk wshtw njw problem.
A do ishte një ide e re që të kishte një strukturë të posçame për kanabisin?
Impementimi i kësaj strukture do ishte e panevojshme. Terrotori ynë është i kontrollueshëm lehtë. Ne nuk kemi arsye të impementojmë këtë strukturë.
Si mund të ishte më efektive policia e Shtetit?
Në Shqipëri duhet të ketë mobilizim të strukturave të tjera. Edhe pushteti vendor, duhet të përfshihet. Në vitin 2015 ka pasur vetëm 59 vrasje. Dhe nuk e kuptoj pse media nuk e raporton këtë fakt. Të jeni garantuar se krimi i vrasjeve është nën kontroll, në ulje në krahasim me vitet e kaluara. Në tërësin e vet, kriminaliteti ka një ulje. Në pikëpamjen e qetësisë publike, besoj se biem dakort.
Si ju duket propozimi i Tahirit për të ashpërsuar dënimin për kanabisin? E zgjidh problemin?
Nuk jam njohur me propozimin në thellësi. Të gjithë që posedojnë lëndë narkotike të çfarë do lloj sasie duhet të dënohet njësoj. Masat e dënimit përveç përdoruesve, duhet të jenë të ashpra. Mos të delirojmë që luftën kundër drogës ta çojmë në zero. Në gjithë botën droga ekziston. Mos mendoni se i është vënë fre, trafikimit të drogës. Ne duhet të gjejmë çelsin që tw bllokojmë këtë fenomen.
PS do jetë në zgjedhjet e ardhshme me ose pa LSI? Spahiu ka deklaruar se ka ardhur koha që duhet një kryeministër nga LSI?
Kjo është një deklaratë brenda LSI. Kryeministrin nuk e vendos as LSI dhe as PS, e vendos populli. Ne nuk jemi të shqetësuar.
Si janë marrëdhëniet me LSI? A ka një ngërç mes jush?
Unë nuk shoh asnjë ngërç, për sa kohë ne votojmë njësoj projektligjet. Por nëse në mendojmë ndryshe do të thotë se ka zhvillim. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Debati nuk ka asgjë të keqe.
Për ligjin e mbetjeve Meta, ka thënë se do të mendohet?
Kjo është një çështje sensitive që kanë prekur edhe deputetët socialistë. LSI ka votuar në harmoni me PS. Deri tani nuk ka asnjë plasaritje.
Po me ligjin si do silleni sërish?
Ne do të shikojmë edhe vrejtjeve e presidentit, pavarësisht se kemi vënë re se në vrejtjet e tij është dora e PD-së. Fakti që është kthyer, duhet ta rishikojmë. Unë ju besoj ekspertëve të Partisë Socialiste.
ma.me