Ansi Agolli ishte një nga pikat më të forta të Qarabagut në fitoren 2-0 ndaj Paokut në raundit e tretë të ndeshjene në grupe në Europa League. Më këtë sukses skuadra azere iu bashkangajit pikërisht ekipit grek në kuotën e katër pikëve dhe sipas futbollistit të kombëtares shqiptare, me të clin komunikoi gazetari Gjergji Xharo, duke lënë mënjanë Fiorentinën, gara për vendin e dytë do të jetë e ashpër deri në fund.
“Ishte fitore e rëndësishme sepse nuk lejuam Paokun të shkëputej jemi në lojë për një kualifikim të mundshëm do të jetë cdo gjë e hapur për vendin e dytë. Gjatë grumbullimit të Kombëtares e kam pyetur Kacen për Paokun.”
Për të marrë informacione rreth Paokut Agolli ka komunikuar me Ergys Kacen, sigurisht kur të dy kanë qenë të grumbulluar në kombëtare.
Kabala po tenton të thyejë hegjemoninë e Qarabagut në Azerbajxhan, madje në 8 javët e para ka grumbulluar 4 pikë më shumë se ekipi i Agollit i cili theson se është ende herët për të flur për titullin kampion.
“Nga viti në vit vështirësohen gjërat. Kemi ndeshje në Europa League dhe ngarkesa është e madhe është herët por nga ndeshja e radhës do ta shkurtojmë diferencën me kreun. I kemi balancuar forcat në kampionat dhe Europa League.”/supersport/a.k