Çifti i njohur i skenës shqiptare Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj njihen për veprimet e tyre humanitare në ndihmë të personave në nevojë. Këtë radhë çifti ka qenë në spital për të ndihmuar një djalosh me emrin Leo i cili prej kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë.
Besi dhe Xhensila i kanë dhuruar një shumë parash djaloshit dhe familjes së tij për t’i ardhur sado pak në ndihmë për shërimin e tij.
“Para 2 ditesh lexova per Leon qe kishte nevoje per nje nderhyrje, pas 4 operacioneve ai ka nevoje dhe per nje operacion tjeter, i kushtueshem, qe dhe ai te ece vete me kembet e tij. Sot bashke me Xhensila Myrtezaj dhe Ratin, dhame kontributin tone per sherimin e tij, por edhe duke shkuar ta takojm. Zoti e bekofte dhe sherim te shpejte. Shpresoj edhe ne sensibilizimin tuaj. Ju rujt Zoti.” shkruan Bes Kallaku në Facebook.