Policia e Krujës ka sekuestruar 85 kg kanabis dhe 3 mijë bimë të tjera në proces tharje dhe të kultivuara.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas informacioneve të marra në rrugë operative, në vijim të punës së pandëprerë për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në fshatin Kameras, Krujë kanë konstatuar bimë Cannabis Sattiva dhe ambjente që shërbenin për tharjen e tyre.
Në brendësi të këtyre ambjeteve u gjetën bimë narkotike të thara, në proçes tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Edrin Sulaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin;
2. E. C., 17 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:
• B.K., banues në Arrameras.
Më datë 20.102016, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kameras, pranë shtëpisë së shtetasit B.K. janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambjente të përshtatura për tharjen e tyre.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 103 pako me mbështjellëse plastike të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 85 kg;
• 1 100 bimë narkotike në proces tharje të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe
• 800 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithshtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj, Krujë ku janë konstatuar 4 ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• në këto ambiente janë gjetur të varura degëza me boçe të pastruara nga gjethet e Cannabis Sattiva.
• 1 100 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar.
BW/d.i.