Në Konferencën Ndërkombëtare “Habitat 3”, e zhvilluar në Quito të Ekuadorit, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën, Christian Friis Bach, me të cilin ra dakord për ngritjen, në Shqipëri, të një zyre të posaçme ndërkombëtare për strehimin.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e bëri me dije këtë fakt pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), ChristianFriisBach.
“Nisma konkrete për fushën e strehimit. Shumë shpejt, përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi me UNECE, në Shqipëri, do të hapet një zyrë e posaçme e UNECE-së, e cila do të japëkonsulencën e saj për politikat e strehimit apo për bashkërendimin më të mirë të punës me pushtetin vendor. Pra, modelet e vendeve të tjera do të mund të aplikohen edhe në vendin tonë. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj zyre, Shqipëria do të jetë një pikëfokalepër të gjithë rajonin në trajtimin e problemeve të strehimit”, deklaroi Ministrja Gjermeni, pas takimit.
Sekretari i Përgjithshëm i UNECE, ChristianFriisBach, vlerësoi progresin e Shqipërisë, siç u shpreh ai në projektet e deritanishme në fushën e strehimit dhe të planifikimit.
“Me Ministren Gjermeni, gjatë punimeve të‘Habitat 3’ nëQuito, diskutuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit përmes projekteve të reja. Njëra prej tyre është edhe ngritja së shpejti në Shqipëri, e zyrës së posaçme të Gjenevës dhe Komisionit Europian të Kombeve të Bashkuara për Europën. Kjo qendër do të ndihmojë për forcimin e strehimit të qëndrueshëm. Ka shumë qytetarë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin kanë shumë vështirësi për të përfituar nga projektet e strehimit. Dhe me këtë vendim që kemi marrë, për qendrën e re në Shqipëri do të mund t’i shërbejmë siç duhet qytetarëve tanë”, tha Bach.
Takimi u mbajt në ditën e fundit të HABITAT 3, organizuar në Quito nga Kombet e Bashkuara në datat 17 – 20 tetor 2016.
Në këtë konferencë botërore për zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe strehimit, u miratua Agjenda e Re Urbane. Shqipëria ishte një ndër 167 vendet pjesëmarrëse që firmosën këtë agjendë,e cila është dokument gjithëpërfshirës dhe orientues për 20 vitet e ardhshme, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm urban të qyteteve në mbarë botën.
Në 4 ditët e “Habitat 3”, morën pjesë mbi 30 mijë persona, prej të cilëve 10 mijë përfaqësues ndërkombëtarë.
Shqiptarja/d.i.