Ndërsa luftimet për të marrë qendrën e dytë më të madhe të Irakut vijojnë, forcat e shtetit islamik kanë sulmuar ndërtesa qeveritare dhe një qendër elektrike në Kirkut duke vrarë të paktën 17 civilë.
Shpërthimi u realizua nga persona që ishin të armatosur me eksploziv. Mediat irakiane kanë bërë të ditur se kamikazët kanë sulmuar stacionin policor dhe një termocentral.
Sipas të përditshmeve numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh ndërsa transmetohen pamje të rënda të të plagosurve në rrugë. Atentate ka patur edhe në pjesë të tjera të vendit ndërsa shteti islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve.
Prej ditësh forcat irakene të mbështetur nga trupat peshmerga dhe koalicioni ndërkombëtarë po luftojnë me forcat e ISIS për të rimarrë Mosulin një nga qytetet më të mëdha të Irakut çka mund t’i japë fund betejës me forcat e shtetit islamik.
Shqiptarja/d.i.