Skiatori Jeremie Heitz ka rrezikuar jetën e tij, duke ngjjitur një ndër majat më të rrezikshme dhe të larta të Alpeve Pennine në Zvicër. Në fotot e bëra në mes të dëborës 27-vjeçari pothuajse nuk dallohet fare.
Pavarësisht “çmendurisë” së tij, skiatori ia doli të zbresë shëndoshë e mirë. Heitz e ka pasion të bërit ski, që i vogël ai është marrë me këtë sport shumë të bukur por edhe i rrezikshëm
Në një intervistë ai është shprehur se nuk duhet të thuash kurrë jo, kur ka aventura të reja dhe se filozofia e tij e jetës është të gëzoni çdo ditë të jetës, edhe me sporte ekstreme.
BW/d.i.