Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen në të cilën u plagos një 78-vjeçar. Uniformat blu kanë prangosur 3 persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër shtetas. për plasgosjen e të moshuarit pas një konflikti banal.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.10.2016, në fshatin Zues në Shkodër, në vendin e quajtur Dajlan, është marrë njoftim se është plagosur me armë lehtë në këmbë shtetasi S.H. 78 vjeç, banues në Zues, i cili ka marr mjekim në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
*Fatmir Derguti, 45 vjeç, banues në Shkodër
*Musa Torishta, 62 vjeç, banues në Shkodër
*Akil Isufi, 27 vjeç, banues në Shkodër
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit :
*H.I, 55 vjeç, banues në Shkodër
Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me armë pneumatike, shtetasin S.H
si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e ishullit Dajlan, tek “Shtëpia e peshkatarit” e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes ku e administron shtetasi Fatmir Derguti dhe është në pronësi të shtetasit Akil Isufi, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
*2 pistoleta tip “Ekol” me kreher me 6 fishekë
*1 pistoletë tip”Baret” me kreher me 4 fishekë
*6 fishekë model 54
*1 armë gjahu
*2 armë gjahu teke
*162 copë fishekë
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve :
Fatmir Derguti i dyshuar për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje” , “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 89, 278 dhe 300 të Kodit Penal.
Musa Torishta i dyshuar për veprat penale te ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 89 dhe 300 të Kodit Penal.
Akil Isufi dhe H.I. të dyshuar për veprën penale te ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal./a.m.