Dashi
Një ditë mjaft produktive dhe me plot angazhime interesante kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Sot do të jeni në një vorbull ndjenjash të panjohura. Beqarët nuk do ndihen të kënaqur nga takimet që do realizojnë prandaj do qëndrojnë ende vetëm. Në planin financiar situatën do arrini ta stabilizoni.
Demi
Posesive por edhe mjaft simpatike në komunikim, sot do të tërhiqni vëmendjen e partnerin/es dhe do e mbani pas vetes në pjesën më të madhe të kohës. Beqarët duhet të reflektojnë gjerë e gjatë para se të hedhin hapa në mënyrë që të mos gabojnë. Financat do përmirësohen tej mase.
Binjaket
Nëse jeni munduar për të arritur në zgjidhjen përfundimtare të një problemi ju të dashuruarit, sot do të kërkoni t’ju njihen meritat. Beqarët do i kenë shumë të qarta idetë dhe mendimet, prandaj nuk do bëjnë gabime. Në planin financiar gjendja do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme.
Gaforrja
Sot po investoni në blerje për gjërat në shtëpinë tuaj. Doni të krijoni një ambient sa më komod për veten dhe partnerin/en. Beqarët do jenë sharmantë në maksimum dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Financat do përmirësohet në mënyrë të ndjeshme falë menaxhimit tuaj të mirë.
Luani
Çdo gjë po shkon vaj sot, miqësitë, biznesi si dhe jeta juaj sociale. Një mbrëmje romantike me partnerin/en do mbylli më së miri ditën tuaj. Beqarët do kenë flirtime të vogla herë pas here, por asgjë më shumë sesa kaq. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.
Virgjëresha
Sot keni mjaft dyshime dhe lëkundje mendimi lidhur me partnerin/en. Do t’ja shprehni këtë gjë atij/asaj i cili do t’ju shuajë çdo dyshim. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do mund të fillojnë një lidhje tejet interesante. Sektori i financave do jetë shumë i mirë, do keni mundësi edhe për shpenzime.
Peshorja
Kundërshtitë që keni në familje dhe me partnerin/en lidhur me një çështje të caktuar, gjatë ditës së sotme do të thellohen. Vendimi juaj bie ndesh me shumë persona. Beqarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm me hapat që do hedhin. Në planin financiar mund të keni disa probleme të vogla.
Akrepi
Sot ëndërroni për dashurinë ju të dashuruarit dhe keni marrë pamjen e një njeriu romantik të thekur. Realizojini ëndrrat kur t’ju ofrohet mundësia. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund nuk do vendosin dot për të hedhur hapa më tej. Buxheti nuk do jetë problematik, megjithatë tregohuni të matur.
Shigjetari
Jeni shumë të shoqërueshëm sot ju të dashuruarit dhe do ta gjeni veten në ambiente të ndryshme që nuk kanë lidhje me rutinën tuaj të përditshme. Beqarët mund të kenë veçse mundësi për disa aventura kalimtare pa ndonjë të ardhme. Financat do jenë të mira edhe për të kryer shpenzime.
Bricjapi
Kur zhyteni në punë harroni gjithçka tjetër. Sot duhet ti përkushtoni pak më shumë kohë rrethit tuaj shoqëror dhe njeriut të zemrës që ju ndjen mungesën. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do ju duket interesant. Financat duhet t’i mbani sa më shumë nën kontroll.
Ujori
Sot paraqitet një ditë shumë e bukur për ju që jeni në një marrëdhënie. Kur ka gjera interesante në qytet ju jeni të parët që doni të shkoni me partnerin/en ose me miqtë. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime të statusit, kështu që do refuzojnë edh ftesat për takime. Financat do vinë duke u ekuilibruar.
Peshqit
Do të ndani me partnerin/en një sekret që ju mundon. Mbase duke folur do të dini të zgjidhni dhe mënyrën më të mirë për ta përballuar. Beqaret do fillojnë një lidhje pa të ardhme vetëm për të mos qëndruar vetëm. Në planin financiar situata paraqitet e mirë, nuk keni arsye pse të shqetësoheni.