Ish sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, shpreson se Barcelona do të jetë klubi i fundit në karrierën e tij si futbollist, përcjell Gazeta Express. Uruguaiani u transferua te spanjollët nga Liverpooli në vitin 2014 për 75 milionë funte dhe që nga ajo kohë ai ka shkëlqyer në La Liga.
Së bashku me Lionel Messin dhe Neymarin – kanë realizuar 280 gola deri më tani dhe pritet edhe më shumë të rritet kjo shifër pasi treshja e quajtur MSN, duan të luajnë edhe për shumë vite së bashku. “Kam luftuar shumë në jetën time dhe prej transferimit te Barça kam tentuar ta shijoj, të jem i lumtur dhe të fitoj trofe”, ka thënë Suarez.
“Kam bashkëlojtarë të mrekullueshëm që e bëjnë punën më të lehtë për mua, dhe nuk dua që të largoj asgjë nga vetja, duhet të shënoj më shumë. Shpresoj që të përfundoj karrierën te Barça”, shtoi ai, citohet “Express”. (b.an)