Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se për koalicionin në zgjedhjet e ardhshme do të vendosin forumet e partisë. Në një intervistë nga Kinë për CRI në Shqip, kryeparlamentari tha se e rëndësishme është stabiliteti i vendit.
A do të vazhdohet koalicioni me LSI?
Për mua është e rëndësishme që ky koalicion të përmbushë me përgjegjshmëri pritmëritë e qytetarëve shqiptarë deri në fund të këtij mandati dhe jemi aktualisht në momente të rëndësishme të ecurisë së reformës në drejtësi, të realizimit të reformës zgjedhore, të vendimeve që BE duhet të marri për Shqipërinë.
Përsa i takon çështjes së koalicioneve në të ardhmen ato do të vendosen nga forumet e forcave politike. Për ne është e rëndësishme të shtojmë kontributin për stabilitetin e vendit, për reformimin e tij dhe në këtë drejtim dihet që kontributi i LSI është në rritje.
Ka disa zëra nga baza për ta shtuar rolin e LSI në qeverisje, si i shikoni këto zëra?
Mendoj që në LSI ka potencial për të kontribuar akoma më mirë për mirëqeverisjen e vendit.
Ligji i mbetjeve, si e shikon LSI tani pas kthimit nga Presidenti?
Do të na duhet të lexojmë argumentet e Presidentit dhe njëkohësisht duhet të kemi në konsideratë që ky ligj ka shkaktuar një ndjeshmëri të gjerë për shkak të çështjes e cila ka sensibbilizuar opinionin p ublik dhe shoqërinë civile duhet të na ndihmojë për të forcuar dialogun me shoqërinë civile në interes të publikut të gjerë.