Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në njësinë administrative të Fushë-Kuqes në Kurbin.
Dhjetëra hektarë tokë ndodhën nën ujë, ndërkohë mësohet se janë shkaktuar dëmë të mëdha në bujqësi dhe bazën ushqimore për blegtoritë.
Banorët thonë se kjo është hera e tretë që përmbyten brenda 10 ditëve, por nuk kanë marrë asnjë ndihme nga bashkia.
Mbi 30 banesa janë të rrethuara nga uji, ndërsa dhjetëra stalla bagëtish kanë prezencë uji./Shqiptarja/a.m.