Situatë e tensionuar u shënua në kryeqytetin filipinas në Manila, teksa protestohej jashtë ambasadës amerikane.
Policia ndërhyri dhunshëm për të shpëndarë protestuesit të cilët kërkonin largimin e trupave amerikane. Me këto veprime ata shfaqën hapur mbështetjen e tyre për presidentin Duterte.
Agjentët përdorën gaz lotsjellës kundra manifestuesve ndërsa 23 persona u arrestuan. Pjesa më e madhe e protestuesve ishin studentë dhe anëtarë të sindikatave. Ndërsa numri i të plagosurve ende nuk është bërë i ditur
Marrëdhëniet mes ShBA dhe Filipineve janë në një pikë kritike për shkak të fushatës të presidentit Duterte ku janë vrarë më shumë se 2300 viktima të dyshuar si trafikantë droge. Shpesh herë Duterte ka përdorë një fjalor ofendues ndaj homologut Obama dhe është bërë i famshëm edhe për fjalorin e tij denigrues dhe shumë të ashpër.
Shqiptarja/d.i.