Ne Paris keto dite organizohet Panairi me i madh nderkombetar ushqimor SIAL 2016. Ne te
marrin pjese 194 shtete, me rreth 7000 kompani nderkombetare te specializuara ne fushen e ushqimit.
Ka pasur nje interes te jashtezakonshem ne kete panair, i cili eshte vizituar nga 156 000 vizitore, me 1600 gazetare te atashuar nga e gjithe bota.
Kompania KRACO eshte e vetmja kompani qe perfaqeson Shqiperine ne kete event nderkombetar me produktet “Made in Albania”. Vete kompania KRACO deklaroi se ne panair ka pasur nje interes te madh per stenden e saj, nisur nga fakti qe produktet e saj konsiderohen bio dhe te pamodifikuara gjenetikisht.
.