Nga Keti Bazhdari
… Ça t’i thuash kësaj?! Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Një kryeprokuror gjoja i kërcënuar, që pohon publikisht se ka dërguar familjen në perëndim për ta mbrojtur nga mafia, kur në CV-në prej prokurori e kryeprokurori s’ekziston as edhe një cështje serioze që të jetë trajtuar prejt tij, përvec paseriozitetit të shprehur me rolin e qengjit që thith shumë nëna, si arsye më se e mjaftueshme për tu përzgjedhur kryeprokuror, na tregon se dika të përveshë mëngët seriozisht kur bëhet fjalë për ta lënë drejtësinë të gjunjëzuar në dorë të mafias.
Me fytyrën e tij të pikëlluar natyralisht, Z.Llalla, po kërkon tu japë zemër, të bëhen bashkë gjithë barkderrat brenda prokorurisë, për t’iu kundërvënë Vetting-ut, vullnetit perëndimor që do i vijë në ndihmë Shqipërisë në luftën kundër mafias në drejtësi. Vetting-u është pjesa më domethënëse e reformës në drejtësi, e cila garanton drejtëpërdrejtë zbatueshmërinë e saj, duke i dhënë të drejtën përfaqësuesve të huaj të jenë pjesë e komisioneve, që do shqyrtojnë figurat e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Këta përfaqësues të huaj, për rastet e shkeljeve do kenë të drejtën e vetos, që do të thotë s’do lejojnë kurrsesi një gjykatës apo prokuror të korruptuar, ta tejkalojë sitën e komisionit, me taktikat e përhershme.
Pjesëmarrja e të huajve në këto komisione do jetë për 9 vjet, sa të realizohet ky pastrim i kanaleve të drejtësisë shqiptare, si dhe të garantohet funksionaliteti i saj. Në këto kushte, a ka shqiptar apo shqiptare, që s’do e mirëpriste një gjë të tillë?! Të gjithë e dimë se nga gjykata e prokuroria nis gjithcka. Sikur ne të kishim me kohë një sistem drejtësie funksional, sot nuk do ishim duke qarë ditë e natë, dëmet ndaj pronës publike apo ndaj njëri-tjetrit. Me pak fjalë sic thotë edhe shprehja popullore “frika ruan vreshtin”, është pikërisht sistemi i drejtësisë ai që garanton mbarëvajtjen e një shteti.
Në Shqipëri nuk është se s’ka patur ligje në këta 26 vjet, por ka munguar frika ndaj ligjit. Edhe ai pak kush që mund ta ketë patur, është ndjerë 2 herë i shkelur. Sipas stereotipit të krijuar, të qënurit në rregull me ligjin ka funksionuar vetëm për naivët, duke nxjerrë në të shumtën e rasteve jashte pjesëmarrjes e vendimarrjes publike, atë pjesë të popullatës që beson në ligj. Dhe pse vjen kjo? Sepse historia e këtij popull s’ka njohur ndonjëherë një sistem gjyqësor, që paprekshmërinë e të drejtës ta ketë të shenjtë. Kjo ka qenë fatkeqësia jonë kryesore.
Kur se ke parë e prekur dicka kurrë, s’ke as si ta kuptosh. Kjo vihet re kur vizitojmë vendet e zhvilluara, që na pëlqen sa mirë e bukur i bëjnë gjërat ata njerëz, por ajo që s’kuptojmë është se si ia kanë dalur dhe në të shumtën e rasteve e presim shkurt, duke arritur në përfundime të gatshme, demotivuese të tipit: “ne s’jemi askund”, “s’do bëhemi kurrë” etj. Në fakt ne jemi dhe mes Europës si dhe që do bëhemi do bëhemi, sepse nuk mjafton interesi ynë, tashmë në krah tonin qëndron dhe interesi i ShBA-ve dhe shteteve të BE-së. Do vijë shumë shpejt dita, kur askush të mos ketë të drejtë më shumë apo më pak sec i takon dhe kjo të garantohet nga ligji, përmes institucioneve që garantojnë e sanksionojnë zbatimin e tij.
Ky është momentin kur zhvillimi prevalon ndaj pengmarrjes, e cila po tenton demarshet e fundit të saj përmes Saliut, Lulit dhe së fundmi Llallës me 200 petrita, për numrin e të cilëve unë kam dyshimet e mia. Jam e bindur që s’do gjinden gjithë këta budallenj sot, të cilët koshient për c’kanë bërë këto 26 vjet, të pozicionohen kundër ndihmës sekretares së shtetit amerikan, znj.Nuland, që e solli zarfin e Vetting-ut me dorën e vet, kundër Ambasadës Amerikane, pra me pak fjalë kundër interesave te SHBA-ve dhe kundër gjithë rekomandimeve të përfaqësive diplomatike të shteteve të Be-së.
Ndërsa për ata që janë vërtetë budallenj e se kuptojnë, Saliu po ju përdor për të relativizuar fajin e vet, sepse ai e di fare mirë c’do të thotë të pozicionohesh kundër Amerikës, por duke iu futur juve në këtë valle, mendon se do arrijë të fshihet pas gishtit sëbashku me Lulin. Vetëm nëse jeni fare, mund të besoni ende se parajsa e ngritur mbi krim e padrejtësi do vazhdojë për gjatë. Ata që kanë dy pare mend në kokë shohin si të fshihen, jo të rreshtohen haptas kundër, duke bërë karshillëk krah për krah me don Kishotin e Sancen.
Kë nga ju e ka kapluar vërtetë intrigimi i të rreshtuarit si hero i së keqes, dua t’i them vetëm 2 fjalë, që kanë vec një qëllim, të mirën e përbashkët; keni bërë, c’keni bërë deri më sot, për fajin tuaj apo të kohës, bëni mënjanë. Fiks atë cfarë po ju kërkojnë me lezet të tjerët. S’do mend ta kuptoni që jeni të gjithë të skeduar deri te lugët që keni në shtëpi. Kur them të tjerët flas për interesa shumë herë më të mëdha sesa ju, bëhet fjalë për interesa gjeopolitike, që s’do ketë kushtetuese as jo kushtetuese që t’i pengojë, ndaj zgjidhni të hapni krahun me hir. Ndërsa z.Llalla do i bënte mirë të shkonte për ku është nisur dhe të mos ia ndante përsheshin me kos.