Një person i armatosur me një thikë ka marrë peng 15 persona në një supermarket në Bruksel të Belgjikës. Ngjarja ka nodhur në një zonë periferike të kryeqytetit, teksa televizioni publik belg VRT, shkruan se në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si dhe një helikopter që qarkullon rreth supermarketit.
Po sipas VRT-së mendohet se bëhet fjalë për një përpjekje për vjedhje.
Një dëshmitar okular i ka thënë televizionit se ai ka parë në supermarket shumë persona që ishin të shtrirë përtokë, pasi kishte kërkuar të hynte në dyqan, por nuk e kishin lënë.
“Një burrë më erdhi përballë dhe më tha se nuk mund të hyja.”
/java/a.k