Një tjetër rast mashtrimi për sigurimin e vizave kanadeze u procedua nga policia e Shtetit. Një persona u arrestua pasi i kishte marrë një shtetasi 70 mijë euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë. Qytetari i dëmtuar i’u drejtua policisë pasi personi në fjalë nuk i siguroii as vizë dhe nuk po i kthenete paratë.
Njoftimi i policisë:
Sot me 18.10.2016 ora 18.00 nga Seksioni për Krimin Ekonomik Financiar ne Sektorin për Krimin Financiar u krye ndalimi me iniciative për veprën penale te “mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2 i shtetasit:
• Fatmir Alla i datëlindjes 10.03.1970 lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i martuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare. Ndalimi i këtij shtetasi është kryer pasi ndaj tij ka kryer kallëzim shtetasi:
• Kastriot Cacaj, i datëlindjes 19.06.1972 lindur dhe banues në Tiranë me shtetësi dhe kombësi shqiptare i pa dënuar, arsim i mesëm.
Ndalimi i shtetasit Fatmir Alla u bë për faktin se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetasit Kastriot Caca shumën prej 70 (shtatëdhjetë) mijë eurosh duke e mashtruar për nxjerrjen e vizave Kanadeze familjare duke u prezantuar si punonjës i Konsullatës Kanadeze./a.m.