Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga Policia në zonën e Brenos në Itali, pasi u kapën me një sasi kokaine.
Ata janë J. B. 24 vjeç dhe A.B. 23 vjeç me banim në Malenjo të Breshias. Policia gjeti në banesën e dy shqiptarëve një sasi prej 3.5 kg kokainë, që kap vlerën në treg prej disa miliona eurosh raporton Panorama.
Gjithashtu, u sekuestruan edhe 150 mijë euro para të thata. Policia po heton për lidhjet e tyre me grupet e tjera kriminale./a.m.