Supermarketi i një 52-vjeçari është grabitur mëngjesin e së martës në qytetin e Maliqit. Autorët e krimit pas grabitjes dëmtuan edhe kamerat e sigurisë dhew kompjuterat.
“Nga hetimet e kryera rezulton se autorët e ngjarjes, pasi kanë dëmtuar kamerat e sigurisë dyshohet të kenë përvetësuar një sasi lekësh, kryesisht monedha metalike dhe një sasi stekash cigare marka të ndryshme, me një vlerë rreth 150.000 lekë (të reja). Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”,- thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Korçës./a.m.