Qindra avokatë kanë nisur të “arratisen” nga Londra drejt Dublinit, teksa jo pak bakierë, punonjës të bursë dhe investitorë, kanë shprehur dukshëm interesimin e tyre për t’u transferuar në Paris.
Kjo është një nga të shumtat pasoja që ka sjellë Brexit për Britaninë.
Të dyja lëvizjet në këto kategori, të botës juridike dhe financiare tregojnë edhe një herë vëmendjen që ka marrë lëvizja e fundit e qeverisë së Theresa May, për mënyrën sesi Britania do të dalë nga BE.
Mesa duket do të kemi të bëjmë me një “Hard Brexit” (një dalje të fortë), që nënkupton jo një shkëputje graduale, por një thyerje të qartë mes marrëdhënieve BE- Britani, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me sistemin juridik dhe financiar.
Arsyeja e “emigrimit të shumë avokatëve” londinezë është e thjeshtë. Në mënyrë që ata të mund të jenë përfaqësues të një çështjeje, vendi ku ata ushtrojnë profesionin do duhet të jetë brenda BE-së, gjë që tashmë, Anglia nuk ua garanton… ose më saktë i detyron ata që të paguajnë taksa shtesë.
Po e njëjta situatë paraqitet dhe për investitorët, bankierët dhe punonjësit e mëdhenj të bursave, të cilët do të jenë të detyruar që punës dhe fitimeve të tyre “t’i mbivendosin” jo pak taksime të reja.
Fluksi i kërkesave të bankierëve dhe investitorëve që kërkojnë të “transferojnë” punën me qendër në Paris, është rritur dukshëm këto kohë, një kontradiktë kjo me vitin 2012, në kohën kur Presidenti Hollande “kërcënonte” me taksim prograsiv të pasurit, të cilët e gjenin zgjidhjen duke lëvizur në Londër.
E teksa avokatët kanë nisur të vënë “një këmbë” në Dublin, e bankierët kanë “hequr” këmbët nga Londra, një tjetër lajm i hidhur vjen nga “këmborja” e Brexit… inflacioni!
Inflacioni është rritur me 1% këtë muaj, ndërsa muajin e kaluar u rrit 0.6%. Rendi ekonomik po lëviz shpejt dhe dukshëm në Britani… dhe ky është vetëm fillimi!/java/ak
*burimi i lajmit nga La Repubblica/ Lajmin e plote e gjeni KËTU