Një fëmijë 10-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ditën e djeshme u përplas nga një automjet në rrugën e fshatit Prush, Tiranë. 42-vjeçari, Ilir J. ka aksidentuar me një automjet tip “Dacia” fëmijën që po ecte me biçikletë. Vogëlushi është dërguar në spital por fatkeqësisht s’ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbardhur shkaqen që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
ma.me