Një në një intervistë demaskuese “Daily Star” ka folur me prostitutën e ligjshme Sarah Greenmore. Ajo ka treguar pa doreza se si është në të vërtetë kjo industri, aty ku edhe paratë janë të shumta.
25-vjeçarja Sarah punon në një bordello të ligjshme në Nevada dhe tregon për të gjithë se çfarë ndodh në këtë bordello, kur mbyllen dyert.
Gjëja e parë që pranon Sarah është se ajo është shumë e hapur me klientët e saj dhe i bën ata të ndihen të qetë dhe mos ta shohin atë si të çuditshme, por si një femër normale. Gjithashtu ajo thotë se disa klientë të saj kanë edhe kërkesa të çuditshme, të cilat Sarah mundohet tua plotësojë nëse është e mundur shkruan JOQ. Pavarësisht nëse e shijon apo jo marrëdhënien seksuale me klientët e saj, Sarah është shumë e kujdesshme për shëndetin dhe në çdo marrëdhënie seksuale përdor prezervativ dhe jo vetëm kaq, ajo çdo javë bën vizitë për HIV, që në këtë mënyrë të sigurojë edhe klientët e saj me fakte.
Për fat të keq, ndërkohë që familja dhe miqtë e saj më të mirë e kanë kuptuar karrierën e pazakontë të Sarah, motra e saj i ka ndërprerë tërësisht kontaktet. Ndërsa që Sarah është e punësuar në këtë bordello, deklaron se ajo nuk ka ndërmend të punojë përjetë këtu dhe në 3 vitet e ardhshme kërkon të hapë biznesin e saj./a.m.