Emigrantët që vijnë nga vendet joanëtare në BE, të cilët kanë shpenzuar mbi pesë vjet duke punuar në Britani, duhet të fitojnë 35 mijë paund në vit, në të kundërt mund të deportohen. Lajmi u bë i ditur nga Sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May, shkruan “The Guardian”.
Kolegji Mbretëror i Infermierisë lëshoi kritika ndaj saj, pasi parashikon kaos në shërbimin shëndetësor. Ky kolegj kërkoi që Zyra e Punës ta shtonte infermierinë në listën e punëve të përjashtuara nga rregullat si dhe të merrte parasysh nivelin e ulët të pagës.
Infermieret nuk do të jenë të vetmet që do të preken nga ndryshimet. Shifrat e emigracionit të publikuara në maj tregojnë se emigracioni për punë nga vendet jashtë Europës u rritt me 24 mijë deri në 68 mijë në vitin 2014.
Paga prej 35 mijë dollarësh nuk do të prekë ata që punojnë në fushën e financave, ose në Teknologjinë e Informacionit, por ka shumë sektorë të tjerë nga të cilët largimi do të jetë i detyrueshëm, kur të vendoset pragu i pagës.
Për dekada, qëndrimi në Britani është përcaktuar në varësi të kohës së qëndrimit atje, por edhe nga lidhjet e mëparshme me këtë vend. Kjo politikë është pjesë e vendosmërisë së qeverisë për të reduktuar rrjetin vjetor të emigracionit.