James Rodriguez është gati për ndeshjen kundër Legia Warsaw. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, tani mund të marrë frymë më lirshëm.
Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, ka lënë prapa lëndimin dhe është gati për lojë.
“James Rodriguez është mirë. Ai nuk po ndjen asnjë dhimbje. Ai është gati”, ka thënë Zidane.
James është ftuar për ndeshjen e nesërme dhe do t’i ketë disa minuta në dispozicion, citohet “Express”. (b.an)