Kryeministri Rama ka reaguar publikisht për kandidaturën e PS-së për zgjedhjet lokale në Kolonjë, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të kryetarit të saj të Bashkisë Arben Malo.
“Dr.Ilia Sefo, kryebashkiaku i ri i Kolonjës, mjeku që do të kurojë plagët e vendlindjes në rrugën e nisur të Rilindjes Urbane e Sociale”, shkruan Rama në “Twitter”.
Emri i kirurgut Stefa është vendosur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së. Zgjedhjet në Kolonjë do të mbahen më 20 Nëntor 2016, datë e dekretuar nga presidenti i vendit, Bujar Nishani më 13 tetor të këtij viti.
ma.me