Një shaka për infarkt në zemër. Kamerën e fshehtë e ka organizuar një televizion algjerian për ish-futbollistin e Çarltonit në Angli dhe të Gllazgou Reinxhërsit në Skoci, Madjid Bougherra, kapiten i kombëtares së Algjerisë dhe aktualisht te Al-Fujairah, skuadër që militon në Premier Ligën e Emirateve të Bashkuara.
Një grup njerëzisht të armatosur dhe të maskuar si terroristë, e rrëmbejnë së bashku me disa klientë të tjerë teksa ndodhej në një bar-kafe me një mik.
Të gjithë “të burgosurit” transportohen në një makinë në shkretëtirë. Futbollisti algjerian, të cilit i ishin lidhur sytë me një shirit të zi, ulet me forcë në gjunjë, njëlloj si në ekzekutimet e xhihadistëve të ISIS-it në Siri dhe Irak, por pikërisht në momentin e fundit shakaja zbulohet dhe Bougherra fillon të qeshë.
https://www.youtube.com/watch?v=Ukc-iLVCUpk