Një aksident tragjik tronditi vendin disa ditë më parë, ku 4 të rinj humbën jetën pasi dy makina u përplasën në autostradën Tiranë-Durrës. 36-vjeçari Dashnor Deliallisi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe në sens të kundërt dhe ka përplasur për vdekje tre shoqet e ngushta Gretën, Izabelën dhe Elonën.
Kushërira e Greta Sherifit me iniciale N.E., ka kontaktuar pranë Jeta osh Qejf duke kërkuar ndihmë nga ndjekësit për telefonat e 23-vjeçares. Sipas saj, familjarëve u janë dorëzuar disa sende pa vlerë, por jo telefonat. Ata janë të gatshëm të paguajnë në vlerë monetare, vetëm që telefonat t’ju kthehen, pasi aty kanë kujtimet me Gretën.
Kushërira iu bën thirrje personave që kanë telefonin që të mendojnë për dhimbjen e familjarëve dhe t’ua kthejnë, pasi janë e vetmja gjë që u ka ngelur nga vajza e tyre. Ndërkohë, e pyetur për dy shoqet e tjera të Gretës, kushërira thotë se familjarët e tyre i kanë marrë sendet personale, duke qenë se vlera e atyre telefonave nuk ishte aq e lartë.
“Përshëndetje JOQ! Dua ndihmën tuaj. Nga vendi i aksidentit në 13 tetor në Sukth me viktima tre gocat, janë humbur dy telefonat e Greta Sherfiti, 1 iPhone 6 e një iPhone 7. Ju lutemi postojeni nëse dikush i ka ose di diçka ne si familje jemi te gatshëm t’ju japim në lekë vlerën e telefonave që t’i blejnë të rinj. Telefonat e Gretës i duam pas se aty na ka lenë terë kujtimet e saja. Ju lutemi te na i kthej pas kush i ka. Shume faleminderit ju lutem postojeni. Unë jam kushërira e saj, por u rritëm në një shtëpi, qe motra ime e vogel. Javës tjetër do behet edhe denoncimi në polici se prindërit s’janë akoma në gjendje. Është gjetur vetëm çanta e saj e hapur me cigaret, portofolin me 4 mijë lekë brenda e ca gjëra pa vlerë, por telefonat nuk u gjetën”, thotë kushërira e Gretës.
Më tej, ajo bën me dije se po atë ditë pas aksidentit dikush është futur në Facebook-un e 23-vjeçares rreth orës 15:24 minuta, ndërsa sendet e dy shoqeve të tjera janë dorëzuar tek familjarët.