Një seri kërcënimesh nëpërmjet emaileve kanë tronditur sot të paktën shtatë shkolla në Gjermani. Media gjermane citon burime policore, të cilat kanë ndërhyrë duke mos lejuar nxënësit dhe stafin të dalin nga ndërtesat.
Rastet janë shënuar në Laipcig e Magdeburg. Në këtë të fundit, nxënësit kanë dalë nga shkollat dhe kanë shkuar në shtëpi.
“Çdo kërcënim e marrim seriozisht, pasi emailet janë dërguar njësoj dhe me të njëjtën përmbajtje”, shprehen autoritetet. Edhe pse media shkruan se mund të bëhet fjalë për një shaka pa kripë, hetimet vijojnë për të shmangur çfarë do lloj ngjarjeje që mund të ketë pasoja.
Shqiptarja/d.i.