Ata maturantë që ende nuk kanë fituar të drejtën e studimit për një degë në Universitet, kanë edhe dy ditë kohë për të bërë regjistrimin.
Janë publikuar këtë të hënë kuotat e lira për në Universitetet e Kryeqytetit.
Tek Gjuhët e Huaja janë 483 kuota të lira, në Shkencat Sociale janë 402 kuota. Ekonomiku ka 776, Drejtësia 168 kuota të lira.
Tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë janë 317 kuota të lira. Tek Shkencat e Natyrës, 937 kuota të lira./a.k