Policia ndalon Gani Manollarin, personin që i dha ryshfet 18 mijë euro oficerit të Policisë Gjyqësore.
Ky i fundit, në një regjistrim me video tha se, eurot i donte për Prokurorin Ardian Braho, për të zhbllokuar një shumë të madhë parash, origjina e transfertës së të cilave ishte e dyshimtë.
Biznesmeni Manollari u ndalua në aeroportin e Rinasit rreth orës 01:00 pas mesnate. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se biznesmeni ishte duke u kthyer nga Italia, dhe sapo zbriti në aeroport iu konfirmua masa e ndalimit e shoqërimit nga policia.
Ryshfeti Prokurorit
Prokurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, pasi mori i ryshfet një qytetari për t’i zgjidhur një çështje gjyqësore që kishte të bënte me bllokimin e një shumë parash prej 150 mijë euro.
Shqiptarja/d.i.