Microsoft është duke planifikuar lançimin e dy përditësimeve të rëndësishme për Windows 10 gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.
Përdoruesi i Twitter me nofkën WalkingCat ka zbuluar disa referenca që e konfirmojnë se Microsoft është duke testuar ndryshimet e reja në sistemin operativ të saj.
Kompania pritet të jap detaje mbi përditësimet e reja në një ngjarje speciale të njohur si Surface PC që do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji.
Disa nga përmirësimet e reja që Microsoft pritet të sjell janë edhe përditësimet në Cortana që do të ndihmojnë në komunikimin mes pajisjeve mobile dhe atyre PC.
Microsoft poashtu pritet të lançoj tiparin ‘HomeHub’ që do të ndihmojë në menaxhimin e pajisjeve ‘smart’ të kompanisë. Ky tipar poashtu pritet që të debutoj në ngjarjen e marsit, citohet ZHURNAL.mk. (b.an)