Deputeti i VV-së, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në Bruksel para shqiptarëve.Ai ka folur për remitancat dhe ekonominë e Kosovës.
Kurti ka thënë se 6 muaj po mos të dërgohen remitanca nga bashkatdhetarët, Kosova do të binte.
“Ne kollapsojmë si shtet dhe shoqëri nëse nuk dërgoni para për 6 muaj. E shteti i shteti i Kosovës të mos jetë spektator, por aktor e faktor”, ka thënë Kurti, shkruan Lajmi.net.
Ai ka folur edhe për natalitetin, duke thënë se Kosova prin në rajon, por popullsia nuk po shtohet, sepse po ikin nga Kosova të rinjtë.
“Sa po lindin aq po ikin, qeveritë e dikurshme, të paraluftës e kanë bërë vendime pajtueshëm, por edhe qeveritë që erdhën nuk e bënin vendin e jetueshëm”, ka thënë Kurti.
Në këtë takim moren pjesë edhe Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri. (b.an)