Në Shkodër, u përkujtua 100 vjetori i shtypshkronjës së françeskanëve “At Gjergj Fishta”, një ndër të parat shtypshkronja të vendosura në Shqipëri pas shpalljes së Pavarësisë.
Në këtë shtypshkronjë u botuan rreth 400 revista dhe libra të françeskanëve të shquar, që lanë gjurmë në kulturën kombëtare, raporton VoA.
Në vitin 1945 shtypshkronja u mbyll nga regjimi komunist për t’u rihapur pas rifitimit të lirive fetare në Shqipëri. (b.an)