Interi vijon të japë rezultate të dobëta. Pas javësh mjaft negative, Inter ka pësuar një tjetër goditje në kampionat, pasi humbi ndeshjen e sotme përballë Cagliarit.
Sulmuesi kryesor i zikaltërve Icardi humbi madje dhe një penallti.
Disfata i zbret zikaltërit në vendin e 11 me 11 pikë pas 8 ndeshjeve me një nisje shumë të dobët të kampionatit, ndërsa rrezikon që të eliminohet edhe nga Europa League.