Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor Stom Golem – Mes Postrribë, Shkodër. Mësohet se një automjet tip Benz me targa MA 0893 B, rreth orës 15.50, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
I dëmtuar ka mbetur drejtuesi i mjetit H.A, 50-vjeç, banues në Shkodër i cili udhëtonte i vetëm në mjet dhe është transportuar për në spitalin Rajonal Shkodër ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga veprimet paraprake rezulton se shkaku i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.