Një 58-vjeçare është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së shtunës në Laprakë. Viktima ishte duke kaluar rrugën në kur u përplas nga një automjet. Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia.
“Më datë 15.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek semafori qe kthehesh per ne Laprakë, një automjet me targa AA 422 MS që drejtohej nga shtetasi A. C., ka aksidentuar këmbësoren A. B., 58 vjeçe, e cila u dërgua në S.Q.U, por ka ndërruar jetë në Spital si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.