Gazetarët Artan Hoxha e Doriana Beza si dhe grupi i xhirimit të News24 kanë udhëtuar drejt periferisë së kryeqytetit, në fshatrat që ndodhen në kufi mes qarkut të Tiranës dhe Elbasanit për të zbardhur të vërtetat e një krimi të pak ditëve më parë.
Ushqime, sheqer, oriz, pije energjike, birrë, detergjentë dhe madje edhe kontraceptivë kanë gjetur gazetarët e News24, Artan Hoxha dhe Doriana Bezat në hangarin e ngritur për përpunimin e kanabisit në fshatin Urë në malin e Kollogjeshit në malësinë e Tiranës, një vend në kufi me malësinë e Elbasanit.
Një krim që pason me zbulimin e një krimi tjetër. Ndërsa grupi i News24 është nisur të zbardhë vdekjen e 36-vjeçarit Besnik Pudja, në vend të stanit ka gjetur një hangar dhe teknologji të mirëfilltë për përpunimin e kanabisit. Përreth objektit mijëra bimë kanabisi të prera.
Gazetari Artan Hoxha ka hedhur poshtë versionin e policisë së 36-vjeçari është vetëvrarë, duke deklaruar se ish-ushtari profesionist Besnik Pudja është vrarë nga pronarët që kanë ngritur këtë biznes kriminal. Ai ka dhënë edhe disa nga arsyetimet logjike që e çuan në këtë përfundim.
Edhe gazetarja Doriana Bezat rrëfen përvojën e saj në hetimin e vdekjes së 36-vjeçarit, për të cilin familja mohoi se ishte vetëvrarë.
Artan Hoxha: Nuk e mbaj mend sa shpesh kemi dalë këtë verë për bimët narkotike. Madje kam paralajmëruar se do kemi probleme me viktimat e këtij aktiviteti. Pjesa kur korret bima narkotike ka pasur një problematikë. Sezoni ka qenë i mirë, ka pasur reshje kur është dashur, koha ka qenë e mirë. Por nga mesi i shtatorit ka pasur reshje shiu dhe cikli i korrjes së bimës është zgjatur ndaj edhe pse jemi në mes të tetorit ka ende sipërfaqe të pakorrura.
Kemi një ngjarje e cila në pamje të parë duket si ngjarje rutinë në një zonë të thellë malore, një vetëvrasje.
Në ditët në vijim patëm përplasje informacione nga prokuroria dhe policia, ndaj vendosëm të shkonim në vendin e ngjarjes.
Së pari distanca e largët nga kryeqyteti e bënte të detyrueshëm shkuarjen atje sepse largësia rrit shanset për të prishur provat në vendin e ngjarjes.
Informacioni tjetër, ai ishte viktima e radhës, një nga viktimat e këtij aktiviteti kriminal për të mbledhur sa më shumë prova në vendin e ngjarjes.
Rruga ishte e kalueshme vetëm me fuoristradë. Deri në Shëngjergj e kalueshme por më pas tejet e vështirë. Gjatë rrugës ku kontaktuam me banorë të zonës, askush nuk donte të jepte informacione dhe bënin të paditurin. Dëshmonin që kjo është një ngjarje e rrallë sepse ka qenë zonë e qetë.
Nuk kishim udhërrëfyes. Halla e viktimës u ofrua të na çonte. Jetonte pranë liqeneve të Kollogjeshit. Aty gjetëm një kamping të mirëfilltë. Panele “sandwiçh”. Kanë vendosur bukë peshku që temperaturat të jenë të larta. Me dhjetëra metra tubacione që qarkonin tavanin e hangarit në mënyrë që të përcillnin nxehtësi. Ndryshe nga sa tha policia nuk kishte stan dhe as mbetje bagëtish. Gjetëm ushqime, sheqer, oriz, pije energjike, birrë, detergjentë dhe deri edhe kontraceptivë.
Nuk kishte lidhje elektrike pasi janë përdorur gjeneratorë por silencioz. Kemi qenë nën vëzhgim gjatë gjithë kohës. Nga ajo që pamë mendoj se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale të mirëfilltë që ka financuar shuma të mëdha parash. Me ato çfarë pashë, ato parcela, bëhet fjalë për një biznes dhe prodhim që nëse do të shitej në tregun e BE-së, do të kapte një vlerë prej disa miliona eurosh.
Gazetarja: Fillimisht ne patëm një njoftim nga policia për gjetjen e një personi të vrarë në Kollogjesh që dyshohej se ishte vetëvrarë. Ai ishte banor i Shkozës dhe shumë banorë, që e njihnin thanë se kjo ishte vrasje. Fillimisht u ofrua xhaxhai për të na çuar në vendin ku u gjet 36-vjeçari, pasi ai kishte shkuar i apri por pas disa telefonatave ai hezitoi. Ndërsa halla ishte vetëm rastësi. Duke parë hezitimin e xhaxhait dhe lutjet e hallës që të mos dilte në kamera them se ata ishin nën presion.
Artan Hoxha: U tha që kishte stan, por stan nuk kishte. U tha që nuk kishte kanabis por kanabis jo që kishte por jo 100 e 200 bimë por me mijëra. Ajo teknikë e logjistikë ishte për të përpunuar me mijëra rrënjë.
Në vendin e ngjarjes, për shkak se largësia është e madhe ka shkuar xhaxhai i viktimës, ndërsa halla që ishte më afër, 20 minuta nuk ka shkuar. Kjo sepse njerëzit që ushtronin aktivitetin pranë e dinin se deri ku ishte kufiri. Nuk ka dalë ende as ekspertiza balistike as mjeko-ligjore.
Gazetarja: Dyshimet e familjarëve kanë qenë që vrasja ka ndodhur të enjten në datën 6, 1 ditë para njoftimit të policisë sepse atë ditë kanë folur në telefon familjarët me viktimës, më jo.
Artan Hoxha: Ka qenë efektiv me pagesë i FA-ve, ka qenë ushtar profesionist. Po është larguar nga puna se ka pasur një reformë. Fakti që ishte ushtar profesionist do të thotë se i njihte mirë armët. Një prej personave të dyshuar, Algers Licja është i plagosur. Kush e plagosi, nëse Besnik Pudja u vetëvra? I arrestuari tjetër Dritan Buzo nga Pogradeci. Kjo tregon se si mblidhen për qëllimin e madh për sigurimin e të ardhurave kriminale. Të dy kanë deklaruar që Besniku ka qenë një njeri që qëllonte shpesh me kallashnikov. Aty s’ka nevojë të qëllosh sepse është zonë e thellë dhe jehon. E dyta kanë thënë që është vetëvrarë duke luajtur me armë zjarri pistoletë, ruleta ruse. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë model 54, tokarev dhe me tokarev nuk mund të luash ruletë ruse sepse nuk është armë me mulli apo braziliane që të lejon të luash.
Gjetëm një fugon të djegur, më bëri përshtypje. Banorët na thanë se e ka hedhur vetë policia dhe është prej kohësh, por gjethet e djegura tregonin se ishte djegur shpejt në kohë.
Gazetarja: Furgoni është 1 orë e 30 minuta nga vendi ku u gjet 36-vjeçari. Nuk kishte as targa dhe në pjesën e përparme nuk kishte sedilje të shoferit.
Artan Hoxha: Nëse ngjarja është regjistruar në dt. 7 vetëm në dt. 12 janë shoqëruar 2 persona. Në rast se ka të plagosur dhe në duart e viktimës është gjetur barut, minimalisht kemi patur shkëmbim zjarri.
Ka dyshimet shumë të forta që të kemi shkëmbim zjarri dhe përplasje mes dy grupeve. Zjarri në hangarin e dytë është vënë nga policia. Nga informacioni që vjen nga policia, komisariati nr. 4 në fshatin Urë janë asgjësuar mbi 2 mijë bimë narkotike.
Gazetarja: Sipas policisë Pudja ka qenë pronar i hangarit dhe parcelave me kanabis. Ndërsa kishte punësuar 2 personat e arrestuar, ndërsa Dusha ishte bashkëpunëtor. Pas lirimit nga detyra, Podja ka qenë emigrant dhe kur është kthyer i papunë. Sivjet është punësuar. Duke qenë se ne kemi shkuar pas 7 ditësh, në hyrje të kaparonit një njollë gjaku. Edhe kjo e dyshimtë sepse në një rast vetëvrasje duhet të kishte më shumë gjak. Kishte shumë vatra zjarri që është djegur kanabisi aty. Dukej një përpjekje në nxitim e njerëzve për të shembur hangarin.
Kishin prerë pemët qëmbanin hangarin. Veprimet ishin bërë para se të shkonte policia. Nuk kishte shirit skenë krimi.
Artan Hoxha: Mund të kishte 5 rreshta me kolona druri. Ishin prerë 2 rreshta dhe nuk ishte shembur. Zjarri ka fshirë prova. Jo në pak raste që vinte era e kanabisit. Ishte dehëse. Pamë dy persona me kamuflazh që sapo kuptuan praninë tonë u larguan. Edhe dy persona të tjerë i pamë në errësirë. Pamë një xhip me targa italiane. Nga jashtë pashë që në xham kishte taksat e paguara të vitit 2012 në Itali. Në hangarin e dytë gjetëm një rimorkio që mund t’i lidhej edhe një fuoristrade por që gomat i ishin djegur.
Gazetarja: Fakti që gjetëm gjurmë gjaku shumë të vogël, fakti që njerëzit ishin shumë të trembur, informacionet kontradiktore na sjellin dyshime që kemi të bëjmë me një vrasje jo vetëvrasje.
Artan Hoxha: Të kesh vatra kaq të mëdha zjarri dhe pylli nuk ka marrë zjarr. Koha e lagësht, pylli i ri na dha mundësinë që të mos fshihej fare vendi i ngjarjes sepse hangari mund të ishte djegur plotësisht. Pse nuk është vetëvrasje? Së pari ky ishte ish-ushtarak, i njihte mirë armët. Së dyti nuk kishte asnjë alibi për vetëvrasje. Së treti nuk është vetëvrasje se kemi edhe një të plagosur. Si e ka marrë plumbin në gjymtyrë? Hyrja e predhës së plumbit në krahun e majtë dhe dalja përpara tregon se nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje. Tokarev është një armë frontale.
Sipas policisë e njëjta predhë ka qëlluar Pudjan dhe Licin. Ai biznes i ngritur aty. Një njeri i vetëm do çohej nga Tirana do bënte 2 orë rrugë për të vrarë veten në pyll? Si mund të jetë vetëvrasje kur dy të tjerët kanë qenë aty. Si mund të jetë viktima që ishte financuesi. Për mendimin tim grupi kriminal që ka ngritur atë biznes aty, ka bërë këtë vrasje.
Trupi i pajetë i 36-vjeçarit Besnik Pudja u gjet mesditën e 7 tetorit në një stan në fshatin Kollogjesh, të Komunës Shën-Gjergj dhe një armë tip pistoletë afër trupit.
“Alarmi është dhënë nga një telefonate në sallën operative, tek numri i emergjencave 112, ndërsa me të shkuar në vendngjarje policia ka konstatuar trupin e pajetë të shtetasit 36-vjeçarir, banues në Shkozë. paraprakisht dyshohet që 36-vjeçari të jetë vetëvrarë”, deklaroi atë ditë policia./a.m.