Roma ka vijuar me formën e mirë në Serie A. Pas fitores 2:1 ndaj Interit, Roma e Luciano Spallettit ka marrë tre pikë edhe në ndeshjen e radhës përballë Napolit.
Ekipi roman ka triumfuar 3:1 në fushën e Napolit, duke rrëmbyer kështu vendin e dytë në renditje, tani me dy pikë më shumë se ekipi napolitan.
Golat për Romën i shënuan Edin Dzeko (43’ dhe 54’) si dhe Mohamed Salah (86’). Golin e vetëm për Napolin e shënoi Kalidou Koulibaly (58’). /a.m.
Edin Dzeko Goal Napoli 0-2 AS Roma by enjoylivehdi
Kalidou Koulibaly Goal Napoli 1-2 AS Roma by enjoylivehdi