Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim 2 shtetas si të dyshuar për vrasjen e efektivit të RENEAS, Ibrahim Basha ditën e djeshme në Lazarat.
Të dyshuarit Arbion dhe Albano Aliko janë shpallur ditën e sotme si të të dyshuar nga Prokuroria dhe janë në kërkim.
Ndërkohë në Lazarat mbi 400 forca policie janë duke kontrolluar banesat.
Lista e të shpallurve në kërkim është 21 shtetas, ku 14 prej tyre tanimë janë arrestuar dhe do të hetohen nga Prokuroria e Gjirokastrës.