Një i ri nga Berati kishte bërë një manovër për t’i shpëtuar kapjes nga policia italian, por për fatin e tij të keq u zbulua.
Ardit Shehu, i lindur në Berat, ishte përjashtuar nga territori italian për një afat prej 5 vitesh.
Por, ai ishte rikthyer atje duke kaluar në mënyrë të fshehtë kufirin.
Shehu u ndalua nga policia rrugore dhe u tregoi karabinierëve një patentë shqiptare të falsifikuar raporton Panorama. Shqiptari ishte pajisur me një patentë tjetër me të njëjtin emër por kishte ndryshuar vetëm ditëlindjen.
Nga verifikimet e policisë italiane rezultoi se ishte i njëjti person dhe për këtë arsye është vënë në arrest shtëpie.
Nga hetimet rezultoi se shqiptari pavarësisht se ishte dëbuar nga Italia kishte hyrë ilegalisht tri herë përmes kufirit detar në Brindisi./a.m.