“ Me këto zgjedhje demokracia është në lojë” është kjo deklarata që presidenti i SHBA Barack Obama dha gjatë një takimi elektoral në mbështetje të demokrates Hillary Clinton.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se janë të rrezik të gjitha progreset që janë bërë deri më sot. Sigurisht që akuzat i ishin drejtuar kandidatit republican Trump dhe deklaratave të tij.
“ Civilizimi është në lojë, toleranca, mirësjellja po ashtu. I gjithë progresi që kemi bërë është në lojë me zgjedhjet e 8 nëntorit” u shpreh Obama duke kërkuar që të gjithë të mbështeshin ish sekretaren e shtetit Clinton.
E sa i përket rruëgtimit të republikanit Donald Trump nuk kanë të ndalur telashet dhe gratë të cilat ditë pas dite akuzojnë manjatin e pasurive të paluajtshme. E këto akuza për ngacmime seksuale kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë i quan kurthe.